Baerbock: Kjo është arsyeja pse e mbështes dëshirën e Kosovës për anëtarësim në KiE - Gazeta Express
string(82) "baerbock-kjo-eshte-arsyeja-pse-e-mbeshtes-deshiren-e-kosoves-per-anetaresim-ne-kie"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2022 16:09

Baerbock: Kjo është arsyeja pse e mbështes dëshirën e Kosovës për anëtarësim në KiE

Lajme

Gazeta Express

21/05/2022 16:09

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se pas vizitës së fundit që zhvilloi në Ballkanin Perëndimor e ka të qartë se rritja e bashkëpunimit me këto shtete është vendimtare. Për këtë, arsye ajo thotë se e mbështet aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

“Vizita ime e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor më bëri të qartë se sa vendimtare është intensifikimi i bashkëpunimit tonë me këto shtete në këtë moment vendimtar. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim dëshirën e Kosovës për t’iu bashkuar familjes së shteteve anëtare të Këshillit të Europës”, ka thënë Baerbock, sipas një postimi të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Twitter, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, ajo, në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të KiE dje në Torino, ka folur edhe për brutalitetin që po ndodh në Ukrainë dhe ka thënë se Këshilli i Europës është një ndër shtyllat kryesore të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës dje në mbledhjen e Komitetit kanë shprehur edhe Shqipëria e Kroacia, të cilat dolën edhe me deklarata zyrtare.

Zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino, e cila ishte pjesë e kësaj mbledhje, përmes një postimi në Twitter ka treguar se ka folur për çështjen e Kosovës.

“Është koha për të marrë hapa të guximshëm për të ardhmen e Europës, duke përfshirë dhënien e anëtarësisë për Kosovën dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Fino.

Ndërkaq, Kroacia ka thënë se KiE duhet të jetë i hapur për të pranuar Kosovën si anëtare.

“Dyert e Këshillit të Europës duhet të jenë të hapur për anëtarësim të atyre demokracive europiane që ndajnë vlerat e Këshillit të Europës dhe janë të gatshme të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Në këtë drejtim, Kroacia mbështet aplikacionin për anëtarësim të Kosovës”, ka shkruar dje MPJ e Kroacisë.

Për këto mbështetje, Ministria e Jashtme e Kosovës doli me një deklaratë për t’i falënderuar dhe për të argumentuar se pse Kosova duhet të jetë pjesë e organizatës për të drejtat e njeriut.