Tjetër lajm i madh për ‘Bad News Eagles’, djelmoshat e artë të Kosovës janë mbretërit e rinj të rajonit - Gazeta Express
string(100) "tjeter-lajm-i-madh-per-bad-news-eagles-djelmoshat-e-arte-te-kosoves-jane-mbreterit-e-rinj-te-rajonit"

Tjetër lajm i madh për ‘Bad News Eagles’, djelmoshat e artë të Kosovës janë mbretërit e rinj të rajonit

Sporte tjera

Gazeta Express

18/05/2022 15:33

Tjetër lajm i madh për ‘Bad News Eagles’, e marrin primatin në renditje

Lexo Edhe:

Nuk kanë të ndalur lajmet e mira për “Bad News Eagle”.

Ekipi kosovar që e bëri historinë në CS:GO duke shkuar deri në turneun PGL Major Antwerp, ku morën pjesë ekipet elitare të botës, e ka marrë edhe një lajm të madh.

Në fakt, ekipi kosovar “BNE” është renditur në vendin e parë në ranglistën e skuadrave nga Ballkani, shkruan “Gazeta Express”.

Pra, “Bad News Eagle” prijnë në tabelë, duke i lënë prapa të gjitha ekipet e rajonit.

E ditë më parë, “BNE” përfundoi në vendin e 20-të të renditjes botërore, një tjetër rezultat i jashtëzakonshëm ky, duke i lënë prapa ekipet e njohura botërore të kësaj loje.

Djelmoshat e artë të “Bad News Eagle” u bënë sensacion së fundmi më arritjet historike në Kampionat Botëror.

Sukseset e tyre i përshëndeti edhe kryeministri Albin Kurti. /Gazeta Express/