Istogu e fiton Kupën e Kosovës për herë të katërt - Gazeta Express
string(49) "istogu-e-fiton-kupen-e-kosoves-per-here-te-katert"

Sport

Gazeta Express

15/05/2022 23:37

Istogu e fiton Kupën e Kosovës për herë të katërt

Sport

Gazeta Express

15/05/2022 23:37

Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën në finale, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 34:29.

Ndeshja u luajt në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në praninë e mbi 1500 shikuesve. Atmosfera ishte e shkëlqyer, ndërsa nga afër ndeshjen e përcjellën edhe drejtues të MKRS-së dhe të KOK-ut.

Lexo Edhe:

Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës për herë të katërt.

Seria fillestare 6:0 e Istogut e bëri dallimin. Epërsinë bindëse istogaset e mbajtën deri në fund të pjesës së parë, që përfundoi 17:12.

Në pjesën e dytë ferizajaset u munduan të kthehen në lojë. Madje u afruan deri në tri gola, 27:24, por Istogu megjithatë ia doli të kontrolloi lojën deri në fund.

Natalija Milatoviq me 9 gola ishte më efikasja te Istogu. Nga 6 i shënuan Esma Muratoviq, Anja Bojaniq e Dayane Da Rocha. U dallua edhe portierja Blerta Ahmetxhekaj.

Te Ferizaj, u dallua Ana Luisa Chaves me 12 gola. 7 i realizoi Meri Koneski.

Chaves u shpall lojtare e ndeshjes nga KHF Ferizaj. Te KHF Istogu, lojtare e ndeshjes ishte Esma Muratoviq, që u shpall edhe më i mira e turneut final.

Me finalen e hendbollisteve ka përfunduar “Final Four” i Kupës. /Gazeta Express/