Artistët e 25 shteteve janë duke performuar sonte në natën finale të Kontestit Muzikor Eurovision 2022, në Torino të Italisë.
Një performancë emocionuese, pa dyshim, ishte ajo e Ukrainës, një shtet i cili aktualisht gjendet në një gjendje të rëndë, për shkak të sulmeve nga Rusia.
Për njohësit e kompeticionit, Ukraina është pa diskutim favoritja e këtij edicioni të Eurovision. Kompanitë e basteve vlerësojnë se ajo ka së paku 60% shans për të fituar festivalin.
Ajo sonte këndoi e dymbëdhjeta në radhë dhe grupi ‘Kalush Orchestra’ nuk dështoi që të përçonte emocion te publiku me performancën e jashtëzakonshme të këngës ‘Stefania’.
Pas përfundimit të këngës të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të duartrokitur, ndërsa njëri nga pjesëtarët e grupit të Ukrainës iu drejtua të gjithëve me fjalët: “Ju lutem ndihmojeni Ukrainën, ju lutem ndihmojeni Mariupolin dhe Azovstalin.”
Ukraina e fitoi Eurovisionin në vitin 2016 me këngën ‘1944’ nga Jamala, këngë e cila, për ironi, kishte të bënte me krimet e tmerrshme të ushtrisë sovjetike ndaj tatarëve të Ukrainës gjatë Luftës së Dytë.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...