Kosova synon sërish medaljet në Kampionatin Evropian, i cili do të fillojë këtë javë - Gazeta Express
string(83) "kosova-synon-serish-medaljet-ne-kampionatin-evropian-i-cili-do-te-filloje-kete-jave"

Sport

Gazeta Express

26/04/2022 17:24

Kosova synon sërish medaljet në Kampionatin Evropian, i cili do të fillojë këtë javë

Sport

Gazeta Express

26/04/2022 17:24

Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri te fillimi i Kampionatit Evropian për Senior në xhudo.

Evropiani i këtij viti do të zhvillohet nga 29 prilli deri më 1 maj në Sofje të Bullgarisë, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kosova vitin e kaluar kishte përfunduar në vendin e parë në tabelë nga 45 shtete, me dy medalje të arta të fituara nga Distria Krasniqi e Akil Gjakova dhe një të bronztë nga Nora Gjakova.

Këtë vit në Kampionatin Evropian për Senior do të marrin pjesë: Distria Krasniqi (-52kg), Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu (-63kg), Akil Gjakova (-73kg). /Gazeta Express/