Federata Aeronautike e Kosovës e ka regjistruar një rekord dhe një rezultat historik.
Në fakt, sportistët e saj po tregohen mjaft të suksesshëm në paragllajdizëm precizion (Paragliding Accuracy).
Pas përditësimit të rezultateve nga FAI (World Air Sport Federation) të datës së sotme, Kosova renditet në vendin e tretë në ranglistën botërore, shkruan “Gazeta Express”.
“Pas kalkulimit të rezultateve nga gara e fundit ‘BERATI OPEN 2022’, garë ndërkombëtare e organizuar në kuadër të kampionatit kombëtar nga Federata Aeronautike e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Aeronautikës, Kosova e arriti renditjen historike duke u ngritur në vendin e 3-të të ranglistës botërore”, njofton Federata Aeronautike e Kosovës. /Gazeta Express/

Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...