Flamuri i Kosovës në brezin e ardhshëm të WBC-së, premtim i presidentit të WBC-së - Gazeta Express
string(80) "flamuri-i-kosoves-ne-brezin-e-ardhshem-te-wbc-se-premtim-i-presidentit-te-wbc-se"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/03/2022 8:57

Flamuri i Kosovës në brezin e ardhshëm të WBC-së, premtim i presidentit të WBC-së

Sporte tjera

Gazeta Express

23/03/2022 8:57

Presidenti i WBC-së, njëri prej versioneve më të rëndësishme në boksin profesionist botëror, Mauricio Sulaiman ia ka bërë një premtim të madh Kosovës.

Në fakt, ai ka premtuar se në brezin e ardhshëm të WBC-së do të vendoset edhe flamuri i Kosovës, krahas flamujve të tjerë të shteteve të ndryshme të botës, shkruan “Gazeta Express”.

Kreu i WBC-së së fundmi ishte mysafir në Tiranë, ku e ofroi përkrahjen e tij për boksin shqiptar, por edhe për atë të Federatave Rajonale për zhvillimin e boksit profesionist.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, Nexhmedin Zeka, i cili e mori premtimin e madh nga presidenti i WBC-së, me të cilin e pati një takim të frytshëm në kryeqytetin shqiptar.

Sa për informatë, Kosova është anëtare me të drejta të plota në WBC nga viti 2013.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement