Vazhdojnë telashet për Novak Djokovic.
Kokëfortësia po i kushton tenistit serb, i cili nuk ka pranuar të vaksinohet kundër COVID-19.
Si rezultat, ai mbeti pa pjesëmarrje në Australian Open dhe u rikthye mbrapshtë nga Kontinenti i kangurëve.
E tash, numri 2 i botës në tenis do të mbetet edhe pa pjesëmarrje në dy turne të tjerë te tenisit.
Ai ka hequr dorë nga turnetë Indian Wells e Miami Open, dy “Masters Series” të para të këtij viti, shkruan “BBC”, përcjell “Gazeta Express”.
Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundmi kanë vendosur që asnjë qytetar jo amerikan nuk ka të drejt të futet në territorin e këtij vendi pa e pasur vërtetimin e vaksinimit kundër COVID-19.
Me këtë rast, 34 vjeçari nuk do të mund të futet në SHBA derisa nuk pranon të vaksinohet ose ta ketë ndonjë vërtetim që është i liruar nga vaksinimi.
Fituesi i 20 Grand Slam ishte përfshirë në shortin e dy eventeve, por tash e bëri një postim në “Twitter” që nuk do të mund të udhëtojë drejt Amerikës.
While I was automatically listed in the @BNPPARIBASOPEN and @MiamiOpen draw I knew it would be unlikely I’d be able to travel. The CDC has confirmed that regulations won’t be changing so I won't be able to play in the US. Good luck to those playing in these great tournaments ?
— Novak Djokovic (@DjokerNole) March 9, 2022
Ai mund të rikthehet në fushën e tenisit në Monte Carlo Masters në prill.
Djokovic e zhvilloi turneun e parë të vitit 2022 në Dubai në shkurt, ku ishte mposhtur nga çeku Jiri Vesely në çerekfinale.
Kjo humbje nënkupton se ai ia dorëzoi vendin e parë në renditje botërore rusit Daniil Medvedev. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...