Sportistja ukrainase nuk pranon të ngjitet në podium me garueset ruse - Gazeta Express
string(69) "sportistja-ukrainase-nuk-pranon-te-ngjitet-ne-podium-me-garueset-ruse"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/03/2022 14:29

Sportistja ukrainase nuk pranon të ngjitet në podium me garueset ruse

Sporte tjera

Gazeta Express

07/03/2022 14:29

Sportistët ukrainas nuk duan të kenë përballje me rusët pas luftës që nisi gati dy javë më parë në mes të dy shteteve.

Daniela Batrona e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës, i cili po mbahet në Doha, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, 15 vjeçarja megjithatë refuzoi kategorikisht të ngjitej në podium së bashku me dy garueset ruse, Victoria Listunova e Maria Minaeva, të cilat i fituan medaljen e artë dhe atë të argjendtë teksa garuan si sportiste neutrale, pasi rusëve u është ndaluar pjesëmarrja me simbole shtetërore.

Batrona kështu e shfaqi qëndrimin e vendit të saj karshi Rusisë, e cila po mundohet ta pushtojë Ukrainën.

Rusia është shpallur “non-grata” në botën e sportit.

Shumë aktivitete sportive që kanë pasur të mbahen në Rusi janë anuluar, ndërsa rusët janë përjashtuar nga pjesa dërrmuese e sporteve, deri në një vendim tjetër. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement