Klitschko me video prekëse nga bodrumet: Dëgjoni fëmijët që frikësohen për jetët e tyre, shpëtoni ata - Gazeta Express
string(99) "klitschko-me-video-prekese-nga-bodrumet-degjoni-femijet-qe-frikesohen-per-jetet-e-tyre-shpetoni-ata"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/03/2022 14:07

Klitschko me video prekëse nga bodrumet: Dëgjoni fëmijët që frikësohen për jetët e tyre, shpëtoni ata

Sporte tjera

Gazeta Express

01/03/2022 14:07

Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko e ka publikuar një video mjaft prekëse në rrjetet sociale.

Në të shihen fëmijë të frikësuar për jetët e tyre, të cilët po tmerrohen nga bombat dhe raketat e agresorit rus, shkruan “Gazeta Express”.

Klitschko, i cili iu bashkua ushtrisë ukrainase në luftën ndaj rusëve, thotë se ky është realiteti aktual i Ukrainës.

Ai ka bërë thirrje që të shpëtohen fëmijët, që të shpëtohet populli ukrainas.

“Dëgjoni ata. Dëgjojeni zërin e këtyre fëmijëve që frikësohen për jetët e tyre. Shumë të tjerë tashmë i kemi humbur. Kjo është e sotmja. Ky është realiteti i një lufte të tmerrshme. Veproni tani! Shpëtoni fëmijët. Ndaleni Rusinë”, ka shkruar Klitschko.

Ai së bashku me vëllain, Vitali, që është ish-kampion i botës dhe kryebashkiak i Kievit, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut.

Më poshtë mund ta shihni videon emocionuese dhe prekëse të krijesave më të pafajshme në botë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement