“Shpulla që ma ndryshoi jetën”, garuesi e kujton nokautin që ia dha një gjiganti - Gazeta Express
string(77) "shpulla-qe-ma-ndryshoi-jeten-garuesi-e-kujton-nokautin-qe-ia-dha-nje-gjiganti"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/03/2022 13:04

“Shpulla që ma ndryshoi jetën”, garuesi e kujton nokautin që ia dha një gjiganti

Sporte tjera

Gazeta Express

01/03/2022 13:04

Ylli i Youtube, Logan Paul e ka kujtuar shpullën historike që e kishte dhënë në vitin 2019.

Ai e kishte rrëzuar kundërshtarin gjigant përtokë me një shpullë të fuqishme, teksa ishin duke bërë stërvitje para garave të rëndësishme.

Ylli i rrjeteve sociale ishte bërë garues, ndërsa kishte marrë pjesë edhe në garat zyrtare të shpullave.

Mirëpo, ai ishte tërhequr nga frika e pasojave pasi e kishte rrëzuar në tokë kundërshtarin në stërvitje, shkruan mediumi britanik “Mirror”, përcjell “Gazeta Express”.

“Ishte e çuditshme pasi unë nuk i kisha dhënë kurrë shpullë një njeriu më parë. Thjesht vetëm dëshiroja ta provoja këtë eksperiencë. Dhe, përfundova duke e goditur me shuplakë këtë djalosh gjigant, i cili ishte mjeshtër i shuplakave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Paul për “MMA Hour”.

Ai ishte boksier në KSI në amatorizëm, ndërsa ishte edhe sportist në disa gara të mundjes në shkollën e mesme.

Por, kurrë nuk kishte garuar në një sport aq brutal si ai me shpulla.

Sidoqoftë, ai ishte tërhequr përfundimisht pas goditjes brutale që ia kishte dhënë partnerit stërvitor, shkruan “Gazeta Express”.

“Ishte paraparë që të shkoja në Rusi për të garuar në garën e parë të shpullave që po planifikonin ta mbanin ata. E kam parë këtë fenomen. Unë i shihja garuesit në stërvitje duke iu dhënë shpulla njëri tjetrit dhe kjo më dukej gjëja më qesharake që e ksiha parë ndonjëherë”, shtoi ai.

Sidoqoftë, shpulla e famshme që e dha në stërvitje ia ndryshoi atij përfundimisht jetën.

Kjo jetë është parë plot 22 milionë herë në Youtube. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement