Klitschko: Të shtëna dhe shpërthime po dëgjohen në Kiev, armiku dëshiron të na shkatërrojë - Gazeta Express
string(88) "klitschko-te-shtena-dhe-shperthime-po-degjohen-ne-kiev-armiku-deshiron-te-na-shkaterroje"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/02/2022 14:04

Klitschko: Të shtëna dhe shpërthime po dëgjohen në Kiev, armiku dëshiron të na shkatërrojë

Sporte tjera

Gazeta Express

25/02/2022 14:04

Ushtria ruse është futur tashmë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku po zhvillohen luftime të ashpra.

E për t’ju kundërvënë agresorit, në gjendje gatishmërie është edhe ish-kampioni botëror, Vitali Klitschko.

Kryebashkiaku i Kievit thotë se rusët po mundohen ta gjunjëzojnë Ukrainën, shkruan “Gazeta Express”.

Por, ai me bashkëluftëtarë zotohet se do të mundohen me të gjitha forcat që ta mbrojnë vendin e tyre dhe ta ndalin agresorin.

“Qyteti ka kaluar në fazën mbrojtëse. Të shtëna dhe shpërthime po kumbojnë në disa lagje. Armiku dëshiron ta gjunjëzojë kryeqytetin dhe të na shkatërrojë, ka thënë majori Klitschko.

Edhe vëllai i tij, Ëladimir i është bashkuar luftës kundër rusëve.

Të dy vëllezërit janë të gatshëm ta japin jetën e tyre për atdhe. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement