Klitschko: Po luftoj për qytetin, për shtetin, për vajzën time dhe për mbrojtjen e territorit - Gazeta Express
string(90) "klitschko-po-luftoj-per-qytetin-per-shtetin-per-vajzen-time-dhe-per-mbrojtjen-e-territorit"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/02/2022 10:13

Klitschko: Po luftoj për qytetin, për shtetin, për vajzën time dhe për mbrojtjen e territorit

Sporte tjera

Gazeta Express

25/02/2022 10:13

Wladimir Klitschko i është bashkuar vëllait të tij, Vitali, në mbrojtje të atdheut.

Ish-kampioni i botës iu bashkua vëllait, i cili është major aktual i Kievit.

Të dy do të luftojnë në kryeqytetin ukrainas sapo të arrijë ushtria ruse, e cila dalëngadalë po e merr territorin e këtij shteti.

Wladimir thotë se iu bashkua vëllait të tij në luftë, për ta mbrojtur vendin e tyre.

“Është dashuri, dashuri për qytetin tim, për shtëpinë time, për familjen time, për komshinjtë e mi, për vajzën time. Do të marr pjesë në mbrojtjen territoriale”, ka thënë ish-kampioni i botës për peshat e rënda.

Vëllezërit Klitschko kanë dalë dje me një video në rrjetet sociale, përmes së cilës kanë kërkuar edhe mbështetje nga ndërkombëtarët për ta ndalur agresionin rus.

Rusia e nisi dje sulmin ushtarak ndaj Ukrainës dhe nuk e ka ndërmend të ndalet derisa ta pushtojë krejt vendin. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement