Loriana e gjakos xhudisten kroate, kualifikohet në finale - Gazeta Express
string(56) "loriana-e-gjakos-xhudisten-kroate-kualifikohet-ne-finale"

Sporte tjera

Gazeta Express

13/02/2022 15:11

Loriana e gjakos xhudisten kroate, kualifikohet në finale

Sporte tjera

Gazeta Express

13/02/2022 15:11

Loriana Kuka është kualifikuar në finalen e European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinën.

Kuka në gjysmëfinale mposhti xhudisten kroate, Petrunjela Pavic me Waza-ari pas Golden Score.

Gjatë duelit, Kuka madje e gjakosi kundërshtaren në ballë, e cila më pas u detyrua të merrte ndihmën e parë

Kuka në çerekfinale e mposhti xhudisten holandeze, Lieke Derks me IPPON, shkruan Gazeta Express.

Loriana raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mundi xhudisten turke, Serdem Daharli. Ajo po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Sot garuan edhe Arbër Kullashi dhe Shpati Zekaj. Kullashi në kategorinë deri në 81 kilogramë u eliminua qysh në luftën e parë.

Ndërkohë, Shpati Zekaj pati paraqitje më të mirë, duke arritur deri në çerekfinale.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement