Albin Tahiri e komenton vendin e 35-të që e zuri sot në Olimpiadën Dimërore - Gazeta Express
string(75) "albin-tahiri-e-komenton-vendin-e-35-te-qe-e-zuri-sot-ne-olimpiaden-dimerore"

Sport

Gazeta Express

07/02/2022 15:20

Albin Tahiri e komenton vendin e 35-të që e zuri sot në Olimpiadën Dimërore

Sport

Gazeta Express

07/02/2022 15:20

Kosova sot ka debutuar në Olimpiadën Dimërore që po mbahet në Pekin të Kinës me skitarin Albin Tahiri dhe skitaren Kiana Kryeziu.

Tahiri e zuri vendin e 35-të prej 43 garuesve pjesëmarrës, shkruan Gazeta Express.

Ai ishte i lumtur për pozitën e 35-të, por jo edhe aq edhe për mënyrën e lëshimit.

“Po, sot ishte gara ime e parë. Shtegu ishte shumë i akullt dhe më i shpejtë seç prisja unë, prandaj edhe i bëra disa gabime të cilat nuk llogarisja se do t’i bëja. Sidoqoftë, vendi i 35-të është më i miri në lojërat olimpike deri tani, prandaj jam i kënaqur me rezultatin por jo edhe me lëshimin. Pres më shumë në kombinimin alpin të enjten dhe shpresoj se do të përfundoj në top 30-she këtë herë”, ka deklaruar Tahiri, të cilin të enjten e pret sfida e ardhme olimpike.

Kurse, Kiana Kryeziu në njërën garë e zuri vendin e 59-të dhe në garën tjetër përfundoi e 49-ta, në një konkurrencë prej 82 garueseve. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement