E zëri duke e tradhtuar, kështu i hakmerret të dashurit - Gazeta Express
string(54) "e-zeri-duke-e-tradhtuar-keshtu-i-hakmerret-te-dashurit"

Fun

Gazeta Express

25/01/2022 9:27

E zëri duke e tradhtuar, kështu i hakmerret të dashurit

Fun

Gazeta Express

25/01/2022 9:27

Një grua e nervozuar që partneri e ka tradhtuar, vendosi t’i hakmerret në mënyrën më të rëndë të mundshme – duke ia hedhur nga dritarja e apartamentit gjësendet e ndryshme siç është televizori dhe konzola e Sony PlayStation 5.

Gruaja e paemëruar që jeton në Atlanta, Georgia, është filmuar me telefon të mençur duke i hedhur nga dritarja e katit të tretë gjësendet e partnerit, ku fqinjët shikonin të habitur kur përplaseshin në rrugë.

Ishte Nora Fitzgerald që e filmoi dhe më pas e shpërndau videon në TikTok, ku prej asaj kohe pamjet janë bërë virale, transmeton Telegrafi.

Sipas Noras, gruaja identiteti i të cilës nuk dihet, kishte vendosur që të gjitha gjësendet me vlerë të partnerit përfshirë PS5 dhe televizorin gjigant t’i hedh nga dritarja e apartamentit – e gjithçka ndodhi kur mësoi se nuk i kishte qëndruar besnik.

Videoja tregon gjësende të ndryshme duke fluturuar dhe shkatërruar me të prekur tokën. Në anën tjetër ajo dëgjohet duke bërtitur se nuk duhet tallur me vajzat nga Atlanta.

@noraisnotavailable This is CRAZY!!! ? but ME TOO GIRL!!!!!! #GOOFF @mednight1998 ♬ original sound – Nora