Dënohen Milani dhe Atalanta - Gazeta Express
string(27) "denohen-milani-dhe-atalanta"

Dënohen Milani dhe Atalanta

Futboll

Gazeta Express

19/01/2022 10:11

Federata e Futbollit e Italisë i ka dënuar me gjoba Milanin, Atalantën dhe Genoan, pas ndeshjeve të xhiros së kaluar në Serie A.

Atalanta u gjobit me 10 mijë euro, pasi tifozët e saj bënë thirrje raciste ndaj sulmuesit të Interit, Edin Dzeko, gjatë barazimit pa gola në fundjavë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Thirrjet raciste erdhën nga Curva Nord, tifozët ultras të Atalantës, të cilëve 35-vjeçari iu përgjigj me gjeste.

Ndërkohë, Milani u gjobit me 3 mijë euro, pasi tifozët kuqezinj hodhën shishe të plastikes në fushë në humbjen 2:1 kundër Spezias në San Siro.

Ndërsa Genoa u gjobit me 5 mijë euro, pasi lojtarët e saj e vonuan qëllimisht fillimin e ndeshjen për tre minuta dhe fillimin e pjesës së dytë për pesë minuta. /Gazeta Express/