Daut Haradinaj nga AAK-ja ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën e tij për rrymë të vitit 2015, në kohën sa ishte në opozitë.
Kurti në vitin 2015 kishte thënë se ‘Zyra e Rregullatorit deri tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESCO. Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet’.
Haradinaj e bashkangjiti edhe aprovimin e sotëm të Qeverisë të udhëhequr nga Kurti për propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.
“Cilit Albin me i besu!?”, shkroi Haradinaj në fotografinë e postuar me deklaratat e Kurtit.
Kujtojmë se ekzekutivi ka bërë me dije se do t’i japë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset. Por, njoftimi i Qeverisë ka ngjallur kritika të shumta pasi u mor vesh se qytetarëve që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj mund t’u shtrenjtësohet fatura ndoshta dyfish nga shkurti.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...