Dramës mes Novak Djokovic dhe autoriteve australiane nuk po i vie fundi, pavarësisht Gjykatësit Anthony Kelly, që vendosi në favor të tenistit serb duke e hedhur poshtë vendimin për anulim të vizës.
Djokovic, i cili ishte mbajtur që nga 6 janari në një hotel në Melburn pasi iu mohua hyrja në Australi për shkak të rregullave të vaksinimit COVID-19, u lirua të hënën pas urdhrit të Kelly.
Megjithatë, vendimi përfundimtar nëse ai do të lejohet të marrë pjesë në Australia Open nuk pritet të merret para datës 12 janar nga Ministri për Imigracionin, Alex Hawke.
Ndërkohë, si sipas Der Spiegel ashtu edhe gazetarit të New York Times, Ben Rothenberg, përveç një kontradikte të mundshme në deklaratën e dhënë në aeroport të Australisë, serbi ka ngritur dyshime edhe me kodin QR në rezultatet e testit të tij COVID-19.

Folks, it gets fishier.
— Ben Rothenberg (@BenRothenberg) January 10, 2022
Djokovic’s presented positive Covid test from December 16 (confirmation code 7371999-259039) comes with a QR code on it.
When you scan that QR code (and you can try yourself), it takes you to a website showing that test was *negative*, not positive.
? pic.twitter.com/Ivu1vdsgOO
“Testi pozitiv për Covid i paraqitur nga Djokovic nga 16 dhjetori (kodi i konfirmimit 7371999-259039) vjen me një kod QR në të. Kur skanoni atë kod QR (dhe mund ta provoni vetë), ju çon në një faqe interneti që tregon se testi ishte negativ, jo pozitiv”, shkroi Rothenberg në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Kur u pyet për atë test PCR, babai i Gjokoviç, Djorde u përgjigj se i gjithë procesi ishte publik dhe “të gjitha dokumentet janë të ligjshme”.
Mirëpo, të pyetur për ceremoninë në të cilën tenisti mori pjesë më 17 dhjetor, familja e Djokovicit vendosi ta mbyllë konferencën për shtyp pa u përgjigjur. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...