Tenisti serb, Novak Djokovic do të jetë i lirë sonte. Qeveria e Australisë nuk do të marrë sonte vendim në lidhje me dëbimin e tij.
Vendimi për ta anuluar vizën e Djokovicit mund të bëhet nesër ose në ditët në vijim, transmeton Gazeta Express.
Novak Djokovic will be a free man tonight
— Paul Sakkal (@paulsakkal) January 10, 2022
Govt wont make decision to deport him tonight per @Gallo_Ways
Immigration Minister had 4h to cancel before he was freed from detention
Decision to cancel can still be made but will be tomorrow or in days afterhttps://t.co/cSKqKELJ4O
Sot, Gjykata australiane vendosi në të mirë të Djokovicit, duke e anuluar vendimin paraprak për anulimin e vizës.
Megjithatë, përkundër këtij vendimi nga gjykata, Djokovic mund të dëbohet nga Australia.
Kjo pasi që ministri i Imigracionit në Australi e ka fuqinë që t’ia ri-anulojë vizën tenistit serb.
Djokovic, i cili ka të ngjarë të jetë brenda zyrës së avokatëve të tij në kullën Rialto të Melburnit në Collins Street, nuk ka dalë ende në publik. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...