Ndalimi i hyrjes së Novak Djokovic në Australi është tema kryesore atje.
Djokovic nuk u lejua të futet në Australi për të marrë pjesë në turneun grand slam, Australian Open 2022, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se ai nuk i kishte plotësuar kërkesat për Covid-19.
Ai tash për tash ndodhet në një qendër ndalimi, ndërsa një seancë e gjykatës për rastin e tij pritet të mbahet të hënën.
Ndërkohë disa australianë kanë protestuar rreth kësaj çështje, duke dalë kundër tenistit serb, shkruan Gazeta Express.
“Djokovic, vafsh në djall. Lironi refugjatët”, thoshte një baner.
Në tjetrin shkruhej: “Refugjatët janë të mirëseardhur, Djokovic jo”.

/Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...