Babai i Djokovicit: “Nëse nuk ma lirojnë djalin, do të luftojmë kundër tyre në rrugë” - Gazeta Express
string(81) "babai-i-djokovicit-nese-nuk-ma-lirojne-djalin-do-te-luftojme-kunder-tyre-ne-rruge"

Sporte tjera

Gazeta Express

05/01/2022 20:55

Babai i Djokovicit: “Nëse nuk ma lirojnë djalin, do të luftojmë kundër tyre në rrugë”

Sporte tjera

Gazeta Express

05/01/2022 20:55

Reagon babai i Djokovic: “Djalin tim po e mbajnë rob, do të luftojmë…”

Djokovic vazhdon të jetë i izoluar në aeroportin e Melburnit. Ka reaguar babai i lojtarit duke thënë se do të nisi  protesta në rrugë.

Novak Djokovic ka mbërritur në Melbourne mëngjesin e sotëm, por nuk është lejuar të futet brenda Australisë, për shkak të një gabimi me vizën.

Tenistit serb nuk po i lejohet të futet në Australi tani për tani për të marrë pjesë në turneun Australian Open, për shkak se ekipi i tij ka aplikuar për vizë të gabuar, sipas mediave australiane.

Tashmë janë bërë më shumë se gjashtë orë që ai është i izoluar dhe për këtë ka reaguar babai, Srdan Djokovic.

“Po e mbajnë rob djalin tim. Nëse nuk e lirojnë atë për gjysmë ore, do të luftojmë kundër tyre në rrugë”, tha ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement