Djokovicit s’i lejohet hyrja në Australi shkaku i vizës - Gazeta Express
string(53) "djokovici-si-lejohet-hyrja-ne-australi-shkaku-i-vizes"

Sporte tjera

Gazeta Express

05/01/2022 15:01

Djokovicit s’i lejohet hyrja në Australi shkaku i vizës

Sporte tjera

Gazeta Express

05/01/2022 15:01

Novak Djokovic ka mbërritur në Melbourne mëngjesin e sotëm, por nuk është lejuar të futet brenda Australisë, për shkak të një gabimi me vizën.

Tenistit serb Djokovic nuk po i lejohet të futet në Australi tani për tani për të marrë pjesë në turneun Australian Open, për shkak se ekipi i tij ka aplikuar për vizë të gabuar, sipas mediave australiane, raporton Gazeta Express.

Ekipi i 34-vjeçarit kishte aplikuar për një vizë përmes së cilës lojtarëve me përjashtim mjekësor nuk iu lejohet hyrja në Australi.

Fituesi i 20 titujve grand slam nuk mund të kalojë përmes kontrollit të pasaportave në Aeroportin e Melbourne, për shkak se ekipi i tij bëri gabim kritik duke e kërkuar një vizë e cila nuk vlen për lojtarët e tenisit.

Djokovic kishte fluturuar 14 orë nga Serbia në Dubai dhe drejt Australisë me një aeroplan privat.

Autoritetet federale kishin tentuar ta rregullonin gabimin në vizën e serbit, i cili u refuzua menjëherë nga shteti i Victorias, i cili e organizon turneun Australian Open.

Djokovic ka mbetur i ngujuar në Aeroportin e Melbourne.

Nuk dihet nëse Djokovic mund ta aplikojë për ndonjë vizë tjetër tani dhe nëse do t’i jepej.

Më herët gjatë ditës, kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se Djokovici do të kthehet në shtëpinë e vet në Serbi me aeroplanin e radhës, nëse nuk paraqet dëshmi të mjaftueshme se ka arsyeje të forta mjekësorë për të mos qenë i vaksinuar për të luajtur në Australian Open.

Ndërkohë, ministrja e Sportit e Australisë, Jaala Pulford, njoftoi se qeveria federale i kishte kërkuar asaj që ta përkrahte kërkesën e Djokovicit për vizë për t’u futur në Australi.

“Qeveria Federale ka pyetur nëse ne do ta përkrahim kërkesën e Djokovicit për vizë për t’u futur në Australi”, ka thënë ajo.

“Ne nuk do ti ofrojmë Novak Djokovicin përkrahje për vizë individuale për të marrë pjesë në Australian Open 2022”, shtoi ajo. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement