Rritet interesimi i kosovarëve për teatër - Gazeta Express
string(41) "rritet-interesimi-i-kosovareve-per-teater"

Rritet interesimi i kosovarëve për teatër

Arte

Gazeta Express

04/01/2022 22:55

Teatri Kombëtar i Kosovës thuajse çdo ditë sjellë shfaqje të zhanreve të ndryshme për publikun.

Por, pavarësisht se vazhdojnë kritikat për mos-interesim të mjaftueshëm për teatër dhe artin në përgjithësi nga qytetarët, në vitin 2021 po konsiderohet se është rritur interesimi i qytetarëve për të parë shfaqje teatrale.

Lexo Edhe:

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Naser Shatrolli ka bërë të ditur për lajmi.net se gjatë vitit që lamë pas janë shitur rreth 6 mijë bileta për shfaqje të ndryshme që janë luajtur në këtë teatër, duke konsideruar se është rritur interesimi i publikut.

“Afërsisht 6 mijë bileta janë shitur gjatë vitit 2021, këtu duhet përmendur që kemi punuar me masa të caktuara nga institucionet përkatëse. Kështu që publik kemi lejuar vetëm në bazë të masava të ndërmarra. Po, këtë vit po. Ka pasur interesim, vazhdimisht interesimi është duke u rritur. Frika është mënjanuar nga pandemia, stafi është vaksinuar dhe viti 2022 urojmë shumë që të rikthejmë kapacitetet e plota me futje në sallë të publikut”, ka thënë ai.

Shatrolli ka treguar se gjatë vitit 2021 në Teatrin Kombëtar të Kosovës janë shfaqur 13 premiera.

“Kishim 3 (tri) premiera në skenën e madhe dhe 7(shtatë) në skenën e vogël. Po ashtu, janë rikontraktuar dy shfaqje të viteve paraprake. ‘La Rrem’ ishte shfaqje që i dedikohet Muharrem Qenës -ajo kishte interesim goxha shumë në shikueshmëri”, është shprehur ai.

Pavarësisht se për këtë institucion kulturor vitit 2021 po konsiderohet i suksesshëm, Shatrolli ka treguar se ende janë disa nevoja të pa përmbushura.

“Teknikisht dhe në logjistikë kemi nevojë akoma për disa ndërhyrje. Megjithatë, janë bërë punë të vyera dhe mund të konstatojmë se ka qenë vit i përmbushur artistik dhe infrastrukturor”, ka shtuar ai.