Fruti që mban zemrën e shëndoshë - Gazeta Express
string(32) "fruti-qe-mban-zemren-e-shendoshe"

Fruti që mban zemrën e shëndoshë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

04/01/2022 0:25

Nëse jeni duke menduar për ushqimin ideal që ndihmon në shëndet dhe në humbjen e peshës, atëherë rrushi është zgjidhja ideale.

Një filxhan nga ky frut ka vetëm 104 kalori, ndaj rekomandohet për ata që duan të humbin peshë, transmeton portal arbresh.info

Lexo Edhe:

Megjithatë, personat që vuajnë nga diabeti duhet të bëjnë kujdes, sepse rrushi përmban edhe sheqer.

Rrushi është i pasur me vitaminë K, e cila është e rëndësishme për shëndetin e eshtrave, ndërsa vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që ngadalëson plakjen dhe mbështet përthithjen e hekurit.

Rrushi gjithashtu parandalon edhe inflamacionin, prandaj edhe remkomandohet që të hahen të paktën dy gota rrush në ditë.

Në lidhje me shëndetin e zemrës, rrushi përmban një sërë përbërësish që mbajnë nën kontroll presionin e gjakut.