Tom Cruise merr me qira apartamentin luksoz të Winston Churchill - Gazeta Express
string(64) "tom-cruise-merr-me-qira-apartamentin-luksoz-te-winston-churchill"

Tom Cruise merr me qira apartamentin luksoz të Winston Churchill

Arte

Gazeta Express

22/12/2021 21:21

Tom Cruise ka marrë me qira apartamentin luksoz që dikur është përdorur nga Sir Winston Churchil si dhomë lufte, teksa ai kompleton filmin Mission: Impossible 8

Tom Cruise do të sigurohet që projekti i tij i ardhshëm filmit të fillojë pa probleme pasi që ka marrë me qira apartamentin luksoz që dukur ka shërbyer si dhomë e luftës së ish kryeministrit Sir Winston Churchill.

Lexo Edhe:

Ylli i Hollywoodit ka thënë se ka hasur në një sërë pengesash derisa ka xhiruar filmin Mission: Impossible 7 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por pasi që puna me këtë film është kompletuar dhe filmi pritet të lansohet më 2022, Cruise (59) besohet që po planifikon të fillojë me pjesën e tetë të spiunit të pakapshëm Ethan Hunt dhe tashmë ka gjetur një vend për të qëndruar kur ta fillojë punën në Angli vitin e ardhshëm.

Aktori do të qëndrojë në apartamentin e rinovuar në lagjen Whitehall të Londrës, ku Churchill festoi fitoren e Britanisë kundër nazistëve gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Tom pritet të punojë shumë në Londrën qendrore vitin e ardhshëm dhe dëshironte që të vendosej në një vend ku mund të udhëtonte si brenda ashtu edhe jashtë qytetit”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ai pa që ish zyrat e Churchill janë në treg për qira dhe ishte shumë i lumtur për këtë – në fund ai i mori me qira ato”. /GazetaExpress/