Ish-kryetari i Shtërpcës i arrestuar sot para gjashtë vitesh u lirua nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Gazeta Express
string(113) "ish-kryetari-i-shterpces-i-arrestuar-sot-para-gjashte-vitesh-u-lirua-nga-akuza-per-keqperdorim-te-detyres-zyrtare"

Lajme

Gazeta Express

21/12/2021 17:43

Ish-kryetari i Shtërpcës i arrestuar sot para gjashtë vitesh u lirua nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Lajme

Gazeta Express

21/12/2021 17:43

Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, u arrestua të martën nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, bënë të ditur autoritetet në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Kjo nuk është hera e parë kur Nikoliq u përballë me akuza të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Me 29 dhjetor të 2015, asokohe kryetar i Shtërpcës, Nikoliq dhe zyrtari komunal i prokurimit, Agim Rexhepi, janë liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ky vendim u morr nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore ne Ferizaj.

Kryetari i trupit gjykues, Musa Kongjeli, atëherë deklaroi se ekzistojnë rrethana të cilat i përjashtojnë të pandehurit Nikoliq dhe Rexhepi nga përgjegjësia penale.

Megjithatë, gjykata nuk e mohoi faktin se të akuzuarit e kanë kryer veprën për të cilën akuzoheshin.

“Trupi gjykues vlerëson se të pandehurit veprën e kanë kryer nën lajthim faktik dhe juridik”, tha Kongjeli.

Prokuroria i akuzonte Nikoliqin e Rexhepin se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik të Kosovës, nuk kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare kur kanë lidhur aneks-kontratë në vlerë prej 346 mijë euro me operatorin ekonomik “Albes”, duke tejkaluar kështu 10 % të vlerës së kontratës bazë prej 1.5 milion euro për ndërtimin e tri ndërtesave në Shtërpcë, me të cilin kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement