ShBA-ja paralajmëron Rusinë për masa të fuqishme në rast se e sulmon Ukrainën - Gazeta Express
string(77) "shba-ja-paralajmeron-rusine-per-masa-te-fuqishme-ne-rast-se-e-sulmon-ukrainen"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2021 8:25

ShBA-ja paralajmëron Rusinë për masa të fuqishme në rast se e sulmon Ukrainën

Lajme

Gazeta Express

08/12/2021 8:25

Shtetet e Bashkuara thonë se janë duke përgatitur “përgjigje të fuqishme” për shkak të frikës së një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, pasi presidentët Joe Biden e Vladimir Putin zhvilluan bisedime nga largësia të martën.

Përmes video-lidhjes, shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehu shqetësim të thellë për grumbullimin e trupave ruse dhe kërcënoi me masa të fuqishme ekonomike e masa të tjera, tha Uashingtoni.

Në anën tjetër, presidenti rus e akuzoi Ukrainën për provokim dhe kërkoi garanci se NATO-ja nuk do të zgjerohet më tej në lindje dhe nuk do të dërgojë armë afër Rusisë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Pamjet nga fillimi i bisedës mes dy presidentëve shfaqën përshëndetje miqësore, por diskutimet më pas u zhvilluan prapa dyerve të mbyllura dhe zgjatën rreth dy orë.

Pas samitit virtual mes dy presidentëve, këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, u tha gazetarëve se Uashingtoni është duke përgatitur përgjigje të fuqishme specifike në javët e ardhshme, nëse ato kërkohen.

“Gjërat që nuk i kemi bërë në vitin 2014 jemi të përgatitur që t’i bëjmë tani”, tha ai, duke iu referuar reagimeve të Perëndimit ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement