Rama zbulon emrin e nënkryetarit të Prishtinës - Gazeta Express
string(46) "rama-zbulon-emrin-e-nenkryetarit-te-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2021 18:50

Rama zbulon emrin e nënkryetarit të Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

01/12/2021 18:50

Përparim Rama, kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i kryeqytetit.

Këto deklarata ai i ka bërë pas pyetjes rreth ekipit që do ta ketë ai në drejtimin e komunës së Prishtinës.

Lexo Edhe:

“Është një nënkryetar që është i konfirmuar, ai është Alban Zogaj”, ka thënë Rama në Kanal 10.

Tutje ai nuk e ka komentuar emërimin e mundshëm të Blerand Stavilecit, duke thënë se ka shumë emra të mundshëm të cilët mund të jenë pjesë e ekipes së tij.

Gjatë ditës ka pasur spekulime se Blerand Stavileci do të jetë nënkryetar, por që këto nuk janë konfirmuar nga PDK-ja, partia e Stavilecit.

Rama ka fituar zgjedhjet lokale në Prishtinë në raundin e dytë kundër kandidatit të VV-së, Arben Vitia.