Ibrahimi: Shkarkimi i komandantit të FSK-së alarm se institucionet po lëkunden - Gazeta Express
string(77) "ibrahimi-shkarkimi-i-komandantit-te-fsk-se-alarm-se-institucionet-po-lekunden"

Ibrahimi: Shkarkimi i komandantit të FSK-së alarm se institucionet po lëkunden

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 11:13

Dorëheqja e Rrahman Ramës nga posti i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetarës së KQZ-së, po shihen si lëkundje dhe rrezikim i këtyre institucioneve nga analisti Ilir Ibrahimi.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Ibrahimi shkruan se funksionimi i institucioneve të pavarura, larg ndikimit të politikës është fundament i një shteti demokratik.

Lexo Edhe:

Postimi i tij i plotë:

Funksionimi i institucioneve të pavarura, larg ndikimit të politikës ditore, është fundament i një shteti demokratik.

Shkarkimi i kryetares së KQZ dhe dorëheqja e komandantit të FSK, është një alarm se këto institucione po lëkunden dhe po rrezikohen.

Express raportoi sot se Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij.

Burime të Express brenda Ministrisë së Mbrojtjes kanë konfirmuar se Rama tashmë ia ka ofruar dorëheqjen e tij Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.