Man Utd e zyrtarizon trajnerin e përkohshëm, Rangnick - Gazeta Express
string(52) "man-utd-e-zyrtarizon-trajnerin-e-perkohshem-rangnick"

Man Utd e zyrtarizon trajnerin e përkohshëm, Rangnick

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 12:39

Manchester United është bërë me trajner të ri.

Lexo Edhe:

“Djajtë e Kuq” në fakt e kanë zyrtarizuar para pak minutash gjermanin Ralf Rangnick, i cili do të jetë trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

United dhe Rangnick ndërkohë kanë arritur marrëveshje që pas përfundimit të këtij sezoni, ta vazhdojnë bashkëpunimin dhe ai ta mbulojë rolin e këshilltarit për dy vjet të tjerë.

Rangnick do ta pasojë Ole Gunnar Solskjaerin e shkarkuar javë më parë, i cili më pas u zëvendësua nga trajneri i përkohshëm, MIchael Carrick, përcjell “Gazeta Express”.

“Ralf është njëri prej trajnerët më të respektuar dhe më inovatorë të futbollit evropian. Ai ishte kandidati ynë kryesor për trajner të përkohshëm, duke e reflektuar lidershipin e pashoq dhe shkathtësitë teknike, i cili i ka përçuar për më shumë se katër dekada eksperiencë në menaxhim dhe si trajner. Të gjithë në klub mezi presin të punojnë me të gjatë këtij sezoni, dhe më pas në dy vitet pasuese në rolin e këshilltarit”, deklaroi drejtori i Man Utd, John Murtough.

United nuk e ka nisur dhe aq mirë sezonin e ri dhe për këtë shkak e shkarkoi trajnerin Solskjaer.

“Djajtë e Kuq” e zënë vendin e tetë aktualisht në Premierligë me 18 pikë, 12 më pak se lideri Chelsea.

Pas përfundimit të sezonit, United do ta zgjedhë trajnerin e ri dhe kandidati kryesor shihet trajneri aktual i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino. /Gazeta Express/