Daut Haradinaj kërkon zbulimin e autorëve të vrasjes së trefishtë në Deçan - Gazeta Express
string(74) "daut-haradinaj-kerkon-zbulimin-e-autoreve-te-vrasjes-se-trefishte-ne-decan"

Daut Haradinaj kërkon zbulimin e autorëve të vrasjes së trefishtë në Deçan

Lajme

Gazeta Express

27/11/2021 16:23

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gllogjan ku tre persona mbetën të vdekur, pasi autobusi që po transportonte nxënës u sulmua me armë zjarri nga një person, shkruan Gazeta Express.

Ai ka apeluar tek organet e rendit që të zbulohen autorët e rastit.

Lexo Edhe:

“Rasti i mbrëmshëm në Gllogjan na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Familjarëve të të vrarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, bashkëndjejmë me ta në këtë situatë tejet të rëndë! Apeloj tek organet e rendit që në kohë sa më të shpejtë të zbulojnë sa më parë autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.

Mbrëmë rreth orës 19:00, një person me kallashnikov, ka sulmuar një autobus që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan. Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur tre persona dhe një i plagosur.

I vdekur në vendin e ngjarjes ka mbetur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit. Ndërkaq, ishin plagosur tre nxënës. Dy prej tyre, një vajzë dhe një djalë, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe vdiqën në Spitalin e Pejës./Express/