Orët inteligjente po bëhen të njohura, Apple fiton më shumë, dominon WearOs - Gazeta Express
string(73) "oret-inteligjente-po-behen-te-njohura-apple-fiton-me-shume-dominon-wearos"

AutoTech

Gazeta Express

25/11/2021 23:55

Orët inteligjente po bëhen të njohura, Apple fiton më shumë, dominon WearOs

AutoTech

Gazeta Express

25/11/2021 23:55

Statistikat e fundit tregojnë se ofrimi i orëve inteligjente është rritur në krahasim me vitin e kaluar.

Hulumtimet tregojnë se gjatë tremujorit të tretë të këtij viti ka pasur një rritje të dërgesave prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Dërgesa më e madhe gjatë këtij tremujori u arrit nga Samsung, falë orës Galaxy Watch 4 dhe kalimit në platformën WearOS.

Apple mbeti lider në treg në orët inteligjente gjatë tremujorit të tretë, por pjesa e kompanisë ra pasi orët Watch Series 7 u shtynë për tremujorin e katërt të këtij viti.

Samsung është i dyti, ndërsa Amazfit është në vendin e tretë pas rritjes së popullaritetit në tregjet evropiane.

Kur bëhet fjalë për platformat, Samsung popullarizoi WearOS përmes Galaxy Watch 4, i cili lejoi Google të rritet ndjeshëm në tregun e sistemeve operative të veshjes. /Telegrafi/