Zverev e mposht Djokovicin në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(42) "zverev-e-mposht-djokovicin-ne-gjysmefinale"

Zverev e mposht Djokovicin në gjysmëfinale

Sporte tjera

Gazeta Express

21/11/2021 11:27

Alexander Zverev arriti ta mposht tenistin numër një në botë, Novak Djokovicin, i cili dështoi të barazonte rekordin me Roger Federerin.

Tenisti serb arriti deri në gjysmëfinale pa e humbur asnjë set, teksa synonte edhe më shumë lavdi për ta mbyllur këtë vit të mbarë për të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, tenisti i tretë në botë, Zverev ia shuajti shpresat duke e mposhtur me rezultat 2:1 në sete (7-6, 4-6, 6-3).

Sot, kampioni i vitit 2018 do të përballet me fituesin e vitit të kaluar, Medvedev.

Medvedev e mposhti Zverevin në fazën e grupeve dhe do të jetë favorit, pasi ka fituar pesë përballjet e fundit mes tyre.

Djokovic synonte të barazonte rekordin me Roger Federerin për të arritur gjashtë titj ATP Finals. /Gazeta Express/