Emily Ratajkowski u ngacmua seksualisht që në moshën 13 vjeçare - Gazeta Express
string(63) "emily-ratajkowski-u-ngacmua-seksualisht-qe-ne-moshen-13-vjecare"

Emily Ratajkowski u ngacmua seksualisht që në moshën 13 vjeçare

Yjet

Gazeta Express

16/11/2021 20:53

Emily Ratajkowski ka treguar se si një agjent i kasting mashkull kishte bërë një koment të pështirë rreth fotove të saj si modele kur ajo ishte vetëm në shkollën e mesme

Këtë ajo e ka shkruar në librin e saj të ri, “My Body”, ku Emily (30) ka treguar për rastin.

Lexo Edhe:

“Kjo po që është e femër…kjo është mënyra se si ne e dimë që kjo vajzë do të q…shumë’ derisa ai ka shfletuar portofolin e saj”, ka shkruar në libër Emily duke mos përmendur emrin e agjentit.

Emily, e cila filloi punën që në moshën 12 vjeçare, po ashtu shkruan që ajo ishte cilësuar si “shumë seksi” kur ishte vetëm 13 vjeç.

“Isha fëmijë…Por, disi e ndjeva veten se jam eksperte për të zbuluar dëshirat mashkullore, edhe nëse nuk e kuptoja tërësisht se çfarë të bëja më të”, ka shkruar ajo tutje në libër.

Emily po ashtu ka thënë se ajo ishte “lodhur” nga cilësimi “seks simbol” pas 17 vjet si objektiv i kolegëve të saj meshkuj në industrinë e modës. /GazetaExpress/