Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka kërcënuar me hakmarrje ndaj çfarëdo sanksioni të ri të Bashkimit Evropian, përfshirë mbylljen e gazsjellësit të gazit natyror dhe qarkullimit të mallrave përmes territorit të vendit të tij, pas eskalimit të krizës me emigrantë në kufirin me Poloninë.
“Ne po e nxejmë Evropën, ata ende po na kërcënojnë se do ta mbyllin kufirin. Po nëse ne e ndërpresim gazin natyror atje? Prandaj, do t’u rekomandoja udhëheqësisë polake, lituanëve dhe njerëzve tjerë të pakrye të mendojnë para se të flasin”, tha Lukashenko.
Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme e Afrika ndodhen në kufirin mes Bjellorusisë e Plonisë në përpjekje për të hyrë në territorin e Bashkimit Evropian.
Emigrantët janë përleshur me rojat e armatosura kufitare në kufirin me tela me tehe, ndërsa BE-ja po e akuzon Bjellorusinë për inkurajim të migrimit të paligjshëm si hakmarrje për sanksionet e mëhershme që i janë vënë këtij shteti në lidhje me abuzimin e të drejtave të njeriut, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.
Zhvillimet e fundit vijnë në kohën më të tensionuar deri më tani, pas muajve me migrim masiv në kufijtë e Bjellorusisë me Poloninë, Lituaninë e më pak edhe me Letoninë. Këto tri shtete shtrihen në kufirin lindor të Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian e ka akuzuar regjimin e Presidentit Aleksander Lukashenko se po përpiqet të krijojë jostabilitet me një valë të re të migrimit masiv drejt Bashkimit Evropian.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...