Ambasadori gjerman: Ndalimi i boksierëve kosovarë nga Serbia, shembull i trishtueshëm i Ballkanit të mbyllur jo të hapur - Gazeta Express
string(118) "ambasadori-gjerman-ndalimi-i-boksiereve-kosovare-nga-serbia-shembull-i-trishtueshem-i-ballkanit-te-mbyllur-jo-te-hapur"

Boks

Gazeta Express

26/10/2021 13:09

Ambasadori gjerman: Ndalimi i boksierëve kosovarë nga Serbia, shembull i trishtueshëm i Ballkanit të mbyllur jo të hapur

Boks

Gazeta Express

26/10/2021 13:09

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka reaguar pasi ekipi i Kosovës në boks nuk u lejua të futej në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator që po mbahet në Beograd.

Delegacioni i boksit i Kosovës i përbërë nga tre boksierë, sekretari i Federatës dhe selektori nuk u lejuan të futeshin në Serbi në tri tentimet e tyre, shkruan Gazeta Express.

Së fundmi ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Siç tha dje një zëdhënës i BE-së, pajtimi afatgjatë midis shoqërive fillon me shkëmbime intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë. Politizimi i sporteve nuk është kurrë një ide e mirë. Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në kampionatin botëror shkon në drejtim të kundërt. Ky është një shembull i trishtueshëm i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur”, shkroi Rohde në Twitter.

Advertisement
Advertisement
Advertisement