Gjenden mbetje njerëzore gjatë kërkimit të të fejuarit të Petitos - Gazeta Express
string(65) "gjenden-mbetje-njerezore-gjate-kerkimit-te-te-fejuarit-te-petitos"

Gjenden mbetje njerëzore gjatë kërkimit të të fejuarit të Petitos

Lajme

Gazeta Express

21/10/2021 8:15

Mbetje njerëzore u gjetën të mërkurën në një zonë me bimësi të egër në Florida, ku autoritetet amerikane ishin duke e kërkuar Brian Laundrie-n, të fejuarin e Gabby Petito-s, e cila u zhduk gjatë një udhëtimi me të fejuarin, tha FBI-ja.

Autoritetet gjithashtu gjetën sende që besohet se i përkisnin të dyshuarit, pasi prindërit e tij, Chris dhe Roberta Laundrie, morën pjesë në procesin e kërkimit bashkë me FBI-në dhe policinë, më shumë se një muaj pasi i biri i tyre u raportua i zhdukur, pasi ishte nisur në një udhëtim për në parkun “Carlton Reserve”.

Lexo Edhe:

“Hetuesit gjetën diçka që dukej të ishin mbetje njerëzore, bashkë me sende personale që i përkasin Brian Laundrie-s”, thuhet në deklaratën e FBI-së. Mbetjet ende nuk janë identifikuar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Sendet u gjetën në parkun mjedisor “Myakkahatchee Creek”, ndërsa kërkimi për shenja të tjera për vrasjen e Petito-s po vazhdon.

Rasti i vdekjes së gruas së re ka marrë vëmendje të madhe në ShBA. I fejuari i saj është zhdukur nga 14 shtatori, dy javë pasi ishte kthyer në shtëpi nga udhëtimi pa të fejuarën. Prindërit e tij kanë thënë se djali i tyre u largua nga shtëpia me një çantë shpine, por nuk i ka marrë me vete kuletën dhe telefonin.