Pasi u sulmua fizikisht, Agim Ademi pren tortën e ditëlindjes - Gazeta Express
string(60) "pasi-u-sulmua-fizikisht-agim-ademi-pren-torten-e-ditelindjes"

Pasi u sulmua fizikisht, Agim Ademi pren tortën e ditëlindjes

Futboll

Gazeta Express

19/10/2021 17:20

Sot në mëngjes, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u sulmua nga disa persona në Parkun e Gërmisë.

Ai u sulmua pikërisht në ditën kur festoi ditëlindjen e 60-të të tij, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai pasi dha deklaratë për media, e priti një tortë në ambientet e FFK-së.

Ai së bashku me anëtarët e shtëpisë së futbollit kosovar e festuan këtë ditë, teksa Ademi sqaroi edhe njëherë ngjarjen e sulmit fizik ndaj tij.

Ai tha se u sulmua nga rreth 5 persona të maskuar, por që shpëtoi pa lëndime serioze.