Përgjigjja epike e Furyt kur u pyet nëse do të pensionohej pas kësaj fitoreje - Gazeta Express
string(77) "pergjigjja-epike-e-furyt-kur-u-pyet-nese-do-te-pensionohej-pas-kesaj-fitoreje"

Boks

Gazeta Express

10/10/2021 9:41

Përgjigjja epike e Furyt kur u pyet nëse do të pensionohej pas kësaj fitoreje

Boks

Gazeta Express

10/10/2021 9:41

Boksieri britanik, Tyson Fury e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi.

I pyetur pas meçit nëse ai mund ta përfundojë karrierën e tij pas kësaj fitoreje, Tyson Fury thotë: “A e dini se çfarë? Unë do të dal dhe të pi disa pije dhe të pushoj. As që po mendoj për boksin”.

Gjatë 11 raundeve, pesë herë u rrëzuan boksierët. Fillimisht Wilder në raundin e tretë, pastaj Fury dy herë në raundin e katërt, Wilder sërish në raundin e 10 dhe në të parafundit Fury e nokautoi përfundimisht.

Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement