E papritur! Luana Vjollca befason fansen dhe feston me këngën e Dafina Zeqirit - Gazeta Express
string(77) "e-papritur-luana-vjollca-befason-fansen-dhe-feston-me-kengen-e-dafina-zeqirit"

Rozë

Gazeta Express

29/09/2021 17:37

E papritur! Luana Vjollca befason fansen dhe feston me këngën e Dafina Zeqirit

Rozë

Gazeta Express

29/09/2021 17:37

Luana Vjollca është nga femrat shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale dhe numri i fansave të saj është jashtëzakonisht i madh, kryesisht vajza të reja që duan të ndjekin rrugën e saj.

Me disa nga to është takuar ditën e djeshme në qytetin e Gjakovës dhe Prizrenit madje njërën prej tyre e ka befasuar me rastin e ditëlindjes së saj.

Por një detaj interesant është vënë re nga ndjekësit. Në ambientin ku Luana u fut me tortë në duar për të uruar fansen e saj dëgjohej në sfond kënga ‘’Happy Birthday’’ e Dafina Zeqirit.

View this post on Instagram

A post shared by ???????? (@luananisa)

Ky fakt nuk e ka penguar aspak Luanën madje ka shpërndarë edhe në llogarinë e saj videon duke lënë zërin e Dafinës në sfond. Ndryshe Luana vetëm një ditë më parë konfirmoi largimin e saj nga Top Channel pas 15 viteve duke paralajmëruar një projekt personal me titull ‘’Thuaje’’ por edhe rikthimin e shpejtë me programe argëtuese siç ishte ‘’Shiko kush luan’’

Advertisement
Advertisement
Advertisement