Altin Basha tregon surprizat e “Kosheres” dhe ka dy fjalë për spektaklet konkurrente të humorit - Gazeta Express
string(93) "altin-basha-tregon-surprizat-e-kosheres-dhe-ka-dy-fjale-per-spektaklet-konkurrente-te-humorit"

Altin Basha tregon surprizat e “Kosheres” dhe ka dy fjalë për spektaklet konkurrente të humorit

Rozë

Gazeta Express

29/09/2021 14:59

Altin Basha, regjisori i spektaklit “Kosherja”, ka qenë i ftuar sot në “ABC e mëngjesit” me Alban Musën, për të folur për suprizat e sezonit të dytë të spektaklit të humorit.

Ndër të tjera, ai bëri dhe një koment për të gjithë spektaklet e tjera konkurrente, duke thënë se njerëzit që sjellin të tilla emisione, bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme. “Përtej çdo lloj konkurrence, papëlqyeshmërie ndaj të tjerëve unë them: Respekte“, tha mes të tjerash ai.

Lexo Edhe:

“Është një gjë e rëndësishme për të thënë që për të gjithë emisionet e humorit, njerëzit e teatrit në përgjithësi, kanë respektin maksimal përtej problemeve që mund të kem pasur”, shtoi më tej regjisori, që duket se iu referua edhe spektaklit “Portokalli”, në “Top Channel”, ku ai ka punuar për 17 vjet.

Në intervistën përballë Alban Musës, Altini dha një përgjigje edhe për kritikuesit e tij. “Preferoj të sillem si një njeri amator në këtë zanat. Kur më thonë se jam amator realisht e marr me shumë vlerësim“, tha ai.

Sa i përket spektaklit “Kosherja”, Altini tha se përfitimi më i madh që ka marrë, ka qenë pikërisht takimi me një grup të rinj të talentuar, të cilët kërkojnë suksesin në fushën e artit.

Sakaq, ai u ndal dhe tek personazhet që patën mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre të jashtëzakonshme tek ky spektakël humori. “Ka pasur studentë si Juxhini që është një nga zbulimet e Kosheres. E kam pasur vazhdimisht para syve, më ka ndihmuar shumë në një projekt por ka qenë në backstage”, tha Altini, duke veçuar njërin prej aktorëve, dhe duke shtuar se surprizat e sezonit të dytë ende nuk janë zbuluar të gjitha.