Policia ofron shpërblim 20 mijë euro për kapjen e 21-vjeçarit që vrau efektivin - Gazeta Express
string(79) "policia-ofron-shperblim-20-mije-euro-per-kapjen-e-21-vjecarit-qe-vrau-efektivin"

Policia ofron shpërblim 20 mijë euro për kapjen e 21-vjeçarit që vrau efektivin

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 13:03

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Lexo Edhe:

Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853