Policia në Gjilan ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur, raporton Express
Rasti dyshohet se ka ndodhur më 15 korrik të këtij viti, ndërkaq i dyshuari është arrestuar të hënën, më 27 shtator.
Pas intervistimit të palëve, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjilan, 15.07.2021-27.09.2021-NN. Me 27.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte. Rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin e policisë./GazetaExpress/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...