Shaqiri lë gjurmë në fitoren e Lyon - Gazeta Express
string(35) "shaqiri-le-gjurme-ne-fitoren-e-lyon"

Futboll

Gazeta Express

22/09/2021 23:04

Shaqiri lë gjurmë në fitoren e Lyon

Futboll

Gazeta Express

22/09/2021 23:04

Lyon ka marrë tri pikë në xhiron e 7 në Ligue 1.

Skuadra e Xherdan Shaqirit e mundi 3-1 atë të Troyes. Në këtë mbrëmje e gjeti golin edhe futbollisti shqiptar.

Ai arriti të shënojë atëherë kur i duhej më së shumti skuadrës, në minutën e 48’, golin e epërsisë për 2-1.

Për Shaqën ishte goli i parë për këtë edicion me fanellën e Lyon.

Pas 7 ndeshjeve, Lyon renditet në pozitën e gjashtë në Ligue 1 me 11 pikë. /Gazeta Express/