Emma Raducanu i ka dhënë fund pritjes 44-vjeçare të Britanisë së Madhe për ta fituar një titull grand slam në konkurrencën e grave, pasi e mposhti Leylah Fernandezin për ta fituar US Open në stil drithërues.
18-jeçarja e mundi 19-vjeçaren nga Kanadaja 2:0 në sete, 6:4, 6:3, në një finale të cilësisë shumë të lartë të shtunën mbrëma në Nju Jork, raporton Gazeta Express.
Raducanu cau këmbën kur po shërbente për ta fituar finalen dhe pati nevojë për pushim të shkurtër mjekësor kur Fernandez kishte mundësi për t’ia thyer shërbimin.
Kjo e zemëroi kanadezen e cila u ankua ndaj zyrtarëve për pushimin e saj mjekësor.
Megjithatë, Raducanu u rikthye dhe e mbrojti shërbimin e saj para se ta mbyllte finalen në mundësinë e tretë.
Raducanu dhe Fernandez u përqafuan në përfundim të finales dhe britanikja u ngjit shkallëve të Arthur Ashe Stadium për ta festuar triumfin me ekipin e vet.
Raducanu u përkrah në tribuna nga Virginia Wade, e cila ishte gruaja e fundit britanike që e kishte fituar një trofe të madh në Wimbledon 1977. /Gazeta Express/
18 sets in 18 for an 18 year old just magic ??
— Nilay (@wyanilay) September 12, 2021
Debut grand slam for Emma raducanu #USopen pic.twitter.com/5jITjJQ9iz