Çfarë duhet të dijmë për kancerin e pankreasit. - Gazeta Express
string(46) "cfare-duhet-te-dijme-per-kancerin-e-pankreasit"

Shneta

Gazeta Express

25/08/2021 11:38

Çfarë duhet të dijmë për kancerin e pankreasit.

Shneta

Gazeta Express

25/08/2021 11:38

Çfarë është kanceri pankreatik, cilat janë simptomat dhe mundësitë e trajtimit në Spitalin Amerikan?

Pankreasi është organ i cili gjendet në pjesën e sipërme të barkut , menjëherë prapa stomakut. Funksioni i tij kryesor është për ndarjen e ushqimit dhe prodhimit të hormoneve, duke përfshirë edhe insulinën e cila është përgjegjëse për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Kanceri pankreatik ndodh atëherë kur qelizat malinje rriten, ndahen ose përhapen tek indet e këtij organi.

Lexo Edhe:

Kanceri i pankreasit bën pjesë në grupin e ‘sëmundjeve të heshtura’ sepse simptomat e sëmundjes nuk shfaqen menjëherë në fazat fillestare të sëmundjes. Me rritjen dhe përhapjen e qelizave kancerogjene, shfaqet dhe dhimbja nga pjesa e sipërme e barkut drejt shpinës, intensiteti i dhimbjes rritet pas ngrënies ose gjatë shtrirjes.  Simptoma të tjera janë verdhëza, të përzierat, humbja e oreksit, humbja e peshës trupore, lodhja, dobësi fizike dhe depresioni.

Shkaku i shfaqjes së kancerit pankreatik nuk është i njohur, konsiderohet se pirja e duhanit është faktori më i madh rreziku. Personat të cilët konsumojnë duhan, kanë dy herë më shumë gjasa për shfaqjen e kësaj sëmundje. Konsiderohet që një nga shkaqet të jetë edhe mosha, pasi kjo sëmundje, në shumicën e rasteve prek personat që i përkasin moshës mbi 40 vjeçare.  Ndër faktorët e tjerë të rrezikut, përfshihen diabeti, pankreatiti kronik, ceroza, mëlçia, predispozita gjenetike, rritja e futjes së yndyrës në ushqim, rritja e peshës trupore, si dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Diagnoza e hershme është sfidë, sepse sëmundja nuk mund të diagnostikohet me një kontroll të thjeshtë, për përcaktimin e saktë të diagnozës, është  e domosdoshme kryerja e kontrollit me eko abdominale ose me tomografi kompjuterike. Diagnoza përfundimtare gjendet me anë të biopsisë (marrja e mostrës së indeve kancerogjene).

Trajtimi kryesor i mënjanimit të tumorit është ai kirurgjik.  Me ndihmën e ndërhyrjes kirurgjike mund të kurohet  kanceri pankreatik nëqoftëse nuk është përhapur nëpër indet përreth, efektet anësore varen nga shkalla e zhvillimit të sëmundjes. Operacioni mund të kryhet edhe atëherë kur tumori është tepër i madh. Nëse kanceri nuk mund të mënjanohet plotësisht me anë të operacionit, para se të kryhet operacioni , pacienti duhet të fillojë me kimioterapi dhe radioterapi me qëllim që tumori të zvogëlohet dhe ndërhyrja kirurgjike të rezultoj me sukses. Pas kryerjes së operacionit, pothuajse tek të gjithë pacientët është e nevojshme kimioterapia dhe radioterapia.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web