Ky është shteti që u bë me kryeministër marksist - Gazeta Express
string(48) "ky-eshte-shteti-qe-u-be-me-kryeminister-marksist"

Ky është shteti që u bë me kryeministër marksist

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 14:57

Një ditë pasi u betua si president i ri i Perus, Pedro Castillo, ka emëruar për kryeministër një ligjvënës  të së majtës ekstreme dhe bashëpartiak nga Partia Marksiste, Guido Bellido, duke u dhënë fund pritjeve për qeveri të moderuar.

Duke filluar me gati tri orë vonesë, Castillo miratoi një kabinet të paplotësuar të enjten në mbrëmje, ku përfshihen disa figura nga e majta ekstreme dhe vetëm dy gra, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Emërimi i kësaj figure për kryeministër ka nxitur zemërim dhe zhgënjim në mesin e politikanëve të qendrës, të cilët e kanë përkrahur fitoren e ngushtë të presidentit të ri kundër rivalit të së djathtës ekstreme, Keiko Fujimori.

Kryeministri i ri më parë ka shprehur pikëpamje homofobike dhe mizogjenike në rrjetet sociale, duke i sulmuar politikanët që njihen se janë homoseksualë.

Ndryshe, Peruja viteve të fundit është përballur me mungesë të stabilitetit politik. Në pesë vitet e fundit, shteti i Amerikës Jugore ka pasur katër presidentë dhe dy legjislatura.