Ditën e djeshme një person ka humbur jetën në Hamallaj të Durrësit, ndërsa drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin është arrestuar.
Policia njofton se është arrestuar B. D., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Honda” me drejtues G. H., 67 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën E. H., 34 vjeçe, e cila ka qenë pasagjere.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...