Reanimacioni dhe kujdesi intenziv - Gazeta Express
string(35) "reanimacioni-dhe-kujdesi-intenziv-2"

Shneta

Gazeta Express

24/07/2021 12:17

Reanimacioni dhe kujdesi intenziv

Shneta

Gazeta Express

24/07/2021 12:17

Ky Departamnt i udhëhequr nga Dr.Antigona Hasani, ofron shërbim 24 orë në ditë, në 7 ditë në javës, duke qenë në çdo moment dhe në kohë reale në shërbim të pacientëve.

Duke qenë një Departament specifik i cili në sallë ofron shërbime anesteziologjike për të gjitha kirurgjitë që zhvillohen në spital, si dhe duke pasur në dispozicion një stacion intensiv ku trajtohen pacientë me probleme shëndetësore nga më të ndryshmet dhe që kërkojnë trajtim multidisciplinar, si moto të punës tonë e kemi bashkëpunimin dhe koordinimin maksimal me të gjithë mjekët e lëmive tjera, me qëllimin e vetëm i cili eshte suksesi në trajtimin e pacientëve, minimizimin e komplikimeve, uljen e kohëzgjatjes së qëndrimit të pacientëve në spital.

Lexo Edhe:

Departamenti i Anesteziologjisë përbehet nga shtatë specialistë të Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv ku secili ka përvojë shumëvjeçare të punës dhe eksperiencë si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj duke sjellë praktikat më të mira të anestezisë dhe të mjekimit intensiv në Spitalin Amerikan.

Departamenti i Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv i Spitalit Amerikan është i standardeve të larta me salla dhe teknika nga më të avancuarat në shëndetësine botërore.

1. Blloku operator i Spitalit Amerikan disponon me 4 salla operacioni të standardeve të fundit siç janë të pajisura edhe blloqet operatore në Evropë si ky repart disponon 15 shtreter te mjekimit intensiv.

2. Aparaturat anesteziologjike dhe monitorimi në salla janë fjala e fundit e teknologjisë nga Drager ( një nga kompanitë lidere në Botë).

3. Disponimi me monitor invaziv multiparametër ( Infinity XL) Drager.

4. Disponimi me respirator mobil për Transport të sigurt të pacientëve.

5. Disponimi me aparate të analizave gazore që japin rezultate në kohë reale.

6. Qasje shumë e lehtë dhe e sigurt nga blloku operator në stacion intensiv dhe anasjelltas.

7. Disponimi i aparatit të Fibroskopisë që mundëson realizimin e intubimeve të vështira.

8. Echografia transezofageale për diagnostikim intra dhe postoperator të pacientëve që i nënshtrohen nderhyrjeve në zemër.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en